Sot do te festonte ditelindjen e 79: U bene 9 muaj pa aktorin e njohur Anastas Kristofori

Anastas Kristofori lindi ne fshatin Vuno, Vlore, më 28 nëntor 1943. Ai do të festonte ditëlindjen e 79, por aktori u shua në muajin shkurt të këtij viti. Anastas Kristofori cili spikati dhe do të mbahet mend eshe për shumë breza me rolin e “Perikliut” në komedinë “Pallati 176”.

Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) në vitin 1970, filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të ishin interpretimet e tij në skenën e këtij teatri.

Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfi në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit, e shumë të tjera.

Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si p.sh.: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982, rolin e Antonios, Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984, rolin e Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj.

Roli i tij më i fundit ishte roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998, një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit.

Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *