Sipas meteorologes se njohur, si pritet te jete gjysma e pare e muajit Dhjetor dhe kur pritet te fillojne rreshjet

Dita e sotme do të jetë kryesisht me vranësira dhe prezence të pakta të shiut. Reshjet do të jenë të herë pas hershme por me sasi të pakta në territor. Këto reshej kanë nisur që në orët e natës në skajin jugor dhe në jug-lindje. Edhe në zonat qëndrore do të ketë momente të shkurtra me shi në sasi krejt të pakta.

Pjesa më ë madhe e veriut paraqitet me vranisra të dukshme. Në vijim pritet deri në mesditë fuqizim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve të herë pas hershme, por të papërfillshme në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Përsa i përket temperaturave kemi patur një rritje me 2 gradë në mengjesin e sotëm. Moti ndihet më i butë se dy ditët që lam pas. Kemi -2 gradë celcius termometri minimal në zonat ethella malore. Ndërsa në shtrirjen perëndimore nga 7-9 gradë celcius mëngjesi.

Në mesditë priten intervae të shpeshta me kthjellime, por termometri i mesditës nuk do të shënojë ndryshime të ndjeshme. Maksimumi në rang territori ngjitet sot në 16 gradë celcius. Temperaturat janë relativisht të larta për kohën që ndodhemi.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se këto kushte atmosfrike dhe motin e butë do t’i kemi prezente edhe për javën e parë të dhjetorit.

Temperaturat e ulëta dhe moti i fohtë i dy ditëve që lamë pas kthehet vetëm pas datës 10 dhjetor. Nga data 10-13 dhjetor pritet një episod me reshje të bollshme dhe të kosniderueshme./albeu.com

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *