Rikthehen rreshjet e shiut ne vendin tone, ja dita kur pritet te vijne

Për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit me intensitet deri mesatar hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 0 deri 9°C, në zona e ulëta 2 deri 17°C, në zona bregdetare 7 deri 17°C.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *