Opsion i ri për Ronaldon: Mund të shkojë në një klub që do të luftojë për titullin e botës!


Cristiano Ronaldo mbeti pa klub pak ditë më parë, pasi kontrata e tij u ndërpre nga Manchester United pas një interviste të diskutueshme me Piers Morgan.Për shërbimet e Ronaldos tashmë kanë shfaqur interesim disa skuadra dhe në Amerikën e Jugut kanë nisur spekulimet se nënshkrimi i portugezit kërkohet nga Flamengo, që është fituesi aktual i Copa Libertadores.
LEXO ME SHUME:

Brazilianët po kërkojnë sponsorë për të financuar transferimin e Ronaldos, i cili do të luante vetëm tre muaj te Flamengo dhe do të luftonte për titullin e botës.Nëse Ronaldo vendos të nënshkruajë, atëherë ai do të përballet me Real Madridin në finalen e Kupës së Botës për Klube. /gazetasport