Neville, Keane dhe Owen të tronditur nga vendimi i Southgate: Më i miri mbeti në pankinë (Foto)


Anglia arriti të zvogëlojë shpejt pritshmëritë e publikut për ambiciet e saj për titullin kampion të Kupës së Botës, pasi pas një edicioni madhështor ndaj Iranit, mbrëmjen e djeshme publiku ishte i zhgënjyer me edicionin e favoritit ndaj Amerikës.
LEXO ME SHUME:

Skuadra e SHBA-së ka shumë për tu penduar dhe në fakt iu afrua më shumë fitores dhe tre pikëve në një barazim 0-0, ndërsa Anglia dukej e tmerrshme si ekip, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë legjendave të futbollit ishte një vendim i Gareth Southgate.Phil Foden nuk ishte në formacionin fillestar të Anglisë, por edhe më e çuditshmja, ai nuk pati asnjë shans si zëvendësues, gjë që për legjenda si Neville, Keane dhe Owen është e pazakontë dhe befasuese.– Foden është një talent i jashtëzakonshëm, ai është talenti më i mirë dhe më i madh që ka qenë në vendin tonë. Nuk e di se si mund të mos jetë titullar. Unë shoh që Gareth u jep përparësi lojtarëve si Mount, Sterling dhe Saka, por të mos futet fare Foden është shumë interesante, – tha Neville.LEXO ME SHUME:

– Të gjithë ne që ndoqëm ndeshjen u habitëm. Është e qartë se Gareth i njeh më së miri lojtarët dhe ai merr vendimet, por realiteti është se zëvendësimet e tij nuk kanë pasur asnjë ndikim. Anglia dukej e keqe dhe e parashikueshme në çdo moment. Një ndeshje katastrofike nga ana e tyre, – tha Keane në studion e ITV, ndërsa Owen shkroi në Twitter.“Jam i habitur që kemi përdorur 14 lojtarë deri më tani, por lojtari ynë më i talentuar është ende i ulur në stol”, tha Owen. /gazetasport