Mjekja ngre alarmin,Fëmijët të prekur nga virozat, : Kujdes fëmijët e vegjël nga 0 deri ne 6 muaj, po qarkullon nje virus..(VIDEO)

Mjekja ngre alarmin,Fëmijët të prekur nga virozat, : Kujdes fëmijët e vegjël nga 0 deri ne 6 muaj, po qarkullon nje virus..(VIDEO)

Instant

Lajme nga Vendi

Ndryshimi i temperaturave ka prekur fëmijët, të cilët paraqiten me virozat e stinës në pediatri. Në shërbimin e pediatrisë infektive janë të shtruar 35 fëmijë.

‘Momentalisht janë të gjitha viruset që prekin rrugët e frymëmarrjes siç janë rinoviruset, parainfluenca, kemi pasur edhe raste të virusit të influencës ose të gripit. Fatmirësisht janë patologji të cilat mjekohen për një periudhë kohore relativisht të shkurtër, pra nuk kërkojnë hospitalizim të zgjatur”, u shpreh Gjeorgjina Kuli, shefe e Shërbimit të Pediatrisë Infektive.

Sipas mjekes pediatre kujdes duhet treguar për fëmijët e vegjël 0-6 muaj pasi rrezikohen nga virusi Sincicial.

‘Do të veçoja një virus shumë të rëndësishëm që është virusi respirator Sincicial, pra është një virus që prek rrugët e frymëmarrjes sidomos të fëmijëve të vegjël 0-6 muaj, pra ai prek gjithë grupmoshat, por është i rrezikshëm për këtë grupmoshë se mund të japi vështirësi të theksuar në frymëmarrje dhe mosfurnizim të organizmit me oksigjen”, tha më tek mjekja.

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë simptomat e fëmijëve të tyre.

‘Kontrolli i temperaturës së fëmijës duhet të jetë i rëndësishëm sipas antipiretikëve në doza të caktuara jo jashtë udhërrëfyesëve dhe intervaleve të cilat janë të rekomanduara. Asnjëherë të mos përdorin antibiotikë ose preparate specifike pa u vizituar dhe pa u konsultuar me mjekun”, tha ajo më tej.