Mateus paralajmëron Gjermaninë: Do të eliminohemi nga Kupa e Botës nëse luajmë kështu kundër…

Legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Lothar Matthaus, ka kritikuar kombëtaren gjermane pas humbjes tronditëse nga Japonia (1:2), në ndeshjen e parë të Botërorit.Rekordmeni për numrin e ndeshjeve të luajtura në Kupën e Botës, tha se nëse gjermanët nuk e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre kundër Spanjës, me gjasë do të eliminohen.
LEXO ME SHUME:

“Nëse luajmë kundër Spanjës siç luajtëm pjesën e dytë kundër Japonisë, do të eliminohemi. Tani skuadra është nën presion ekstrem. Ata duhet të fitojnë. “Një pikë ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme,” tha Lothar për Bild.Mateus kritikoi edhe disa vendime të trajnerit Hansi Flick.LEXO ME SHUME:

“Unë e kam mbështetur gjithmonë, por nuk mund t’i kuptoj disa nga vendimet e tij. Një trajner duhet të përballet me pyetje të vështira. Unë jam i interesuar për qendërmbrojtësit. Pse nuk luajti Kehrer, i cili ka luajtur kohët e fundit? Golat që pësuam erdhën nga krahët. Zule nuk është mesfushor. Për golin e dytë, Raum ishte shumë përpara, por mbrojtësit janë aty për t’u mbrojtur. Schlotterbeck dukej i befasuar dhe nuk ishte mjaftueshëm agresiv. As ndryshimet nuk ishin të mira”, përfundoi Mateus.Gjermania dhe Spanja do të luajnë të dielën. /gazetasport

 

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *