Keto jane 3 perberesit qe do te bejne enet tuaja te gatimit te duken si te reja

Enët e gatimit mund të errësohen ose të ndryshken me kalimin e kohës. Kështu, ne në Pergatit.com sot kemi vendosur t’ju tregojmë një video se si mund t’i pastroni me një metodë natyrale dhe të shëndetshme.

E gjitha çfarë ju duhet është: Kripë limoni (limontoz), Sodë bikarbonati, Uthull, Ujë të nxehtë.

Udhëzimet: Në një tenxhere të madhe, shtoni një grusht kripë limoni. Më pas shtoni dy lugë gjelle sodë bikarbonati dhe më pas një gotë uthull.

Lëreni të qëndrojnë pak që të hiqet shkuma që krijohet dhe më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lëreni të pushojë për 15 minuta.

Lani, fërkoni dhe thani. Do të shkëlqejnë si të reja, gjithashtu rezultatet eshte mire qe tua tregoni dhe miqve tuaj ne menyre qe te mos i lejoni ato qe te harxhojne para me detergjente te ndryshem.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *