E njohet se per cilen spikere lajmesh behet fjale? Sot vazhdon te jete nje nga moderatoret me te njohura te ekranit

Sonila Meço ka treguar pa dorashka për fillimet e saj të karrierës si moderatore. E ftuar në ‘Pardon my french’, ajo kujtoi se si spikere lajmesh ka qenë një tmerr dhe ish drejtori i RTSH kishte telefonuar punëmarrësin e saj për t’i thënë ‘Kush është ajo skan da loze’.

Gazetarja tha se ka qenë Pandi Laço ai që i ka sugjeruar të bëhej pjesë e botës së televizionit.

“Pandi Laço më telefonoi dhe hodhi një ide, ke imazhin, pse nuk e provon. Provën e kam bërë me Artur Bejzaden, bëhej fjalë për emision sporti.

Ai ishte një emison sportiv dhe mua më veshën një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, isha shumë e dobët.

Në lajme kam qenë një tmerr. Më kujtohej Martin Lekaj që i shkruan Aleksandër Frangaj dhe i thotë kush është kjo skan da loze që ke marrë,” u shpreh Sonila.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *