Cila ishte arsyeja e largimit nga Tv Klan? Arian Cani tregon ofertat qe ka pasur

“Fillon diku shumë shpejt”-kështu u shpreh Arian Çani për rikthimin e tij në ekran, me emisionin e tij “Zonë e Lirë”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë. Gjatë një interviste në “Natë me Aulonën”, gazetari foli për largimin e tij nga “Tv Klan”, ku prej vitesh kishte emisionin e tij çdo të premte.

Teksa moderatorja i tha se “ishte tron ditës” lajmi se ai është larguar nga “Klan”, Ariani u shpreh se në fakt nuk është diçka edhe aq surprizuese.

“Zonë e Lirë” deri tani ka ndërruar tre televizione. Mund të kisha ikur edhe para tre vjetësh nga Klani, nuk është se ka ndonjë problem për mua.

Ajo është një fëmija im ai emision, kudo që shkoj ai emision jam unë. Nuk ka rëndësi shumë kanali. Nuk duhet të jetë tronditëse. Asnjë nga ne nuk është i pazëvendësueshëm.

Tregun kudo që e lë mbushet nga dikush tjetër, mbushet mirë apo keq kjo është një histori tjetër. E kam zgjetur këtë periudhë sepse kam pasur shumë oferta”- tha Ariani.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *