Blendi Fevziu: Vajzes se madhe i kam thene që mos të jetojë në Shqipëri kur të rritet, ndersa te vogles

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e më të vjetër në Shqipëri. Prej më shumë se 27 vitesh, ai drejton emisionin “Opinion” në Tv Klan, me tematika e të ftuar të ndryshëm. Rrallëherë e kemi dëgjuar Blendin të rrëfehet për jetën e tij familjare, e sidomos për gruan e dy vajzat e tij.

Pak muaj më parë Blendi tregoi se vajzë së tij të madhe, i ka lënë një lloj amaneti dhe ai është që mos të jetojë në Shqipëri.

E vetmja gjë që i kam lënë një lloj amaneti të madhes, po nuk e di të voglës sepse duhet të rritet, është që mos të jetojë në Shqipëri kur të rritet”– rrëfeu Blendi, duke na befasuar në fakt me këtë lloj amaneti që ka shprehur, shkruan Albeu.com.

Por së fundmi i ftuar në Wake Up, pasi tregoi eksperiencat e tij të panumërta të udhëtimit dhe vendet nga të cilat është mahnitur, Fevziu ka treguar se pleqërinë e tij e mendon në Jug të Shqipërisë.

“Do të pleqëroja në bregdetin e jugut të Shqipërisë, për këtë nuk kam dilemë”, shprehet Blendi Fevziu./albeu.com

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *