Alves e ngacmon Mbappen: Duhet të kuptojë një gjë, janë 2 fenomene më të mëdha se ai!

Dani Alves iu ka gëzuar fitores së parë me Brazilin në Botërorin e Katarit, por para kësaj loje veterani ka bërë një intervistë për median e njohur italiane “Gazetta Dello Sport” ku ka folur hapur për disa tema.
LEXO ME SHUME:

Ai kishte diçka për të thënë për periudhën e tij në Itali te Juventusi, më pas veçoi mbrojtësit më të mirë modernë, por në të njëjtën kohë e ngacmoi Kylian Mbappe. Braziliani theksoi se sulmuesi duhet të kuptojë një gjë, e kjo është se ai nuk është ylli i parë i PSG-së, pra se Neymar dhe Lionel Messi janë lojtarë më të mirë, më të mirë se ai.LEXO ME SHUME:

– Mbappe është një fenomen që ende nuk e ka kuptuar se ata që luajnë me të në sulm janë fenomene më të mëdha se ai. Neymar dhe Messi janë unikë: ata shohin dhe bëjnë gjëra që askush tjetër nuk i sheh dhe nuk mund t’i bëjë. Një lojtar i madh duhet gjithmonë të dijë dhe të kuptojë se me kë luan, shokët e skuadrës pasurojnë cilësitë tuaja. Duhet të jesh inteligjent për të përdorur potencialin e Neymar dhe Messit, të cilët janë dy gjeni të futbollit. Nëse Mbappe do t’u pasonte topin të dyve, do të kishte shënuar 150 gola, tha Dani. /gazetasport

 

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *