Akuzë e çmendur ndaj Messit: E kurdisi ndeshjen me Arabinë Saudite!

E gjithë bota është tronditur pas humbjes së Argjentinës nga Arabia Saudite, por të gjithë janë tronditur edhe më shumë nga akuza që iu drejtua futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi pas ndeshjes.Është skandaloze që akuzat vijnë nga një media serioze si e përditshme spanjolle sportive AS. Sipas autorit apo redaktorëve, Messi e ka rregulluar ndeshjen, pra ka ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e Argjentinës. Arsyeja është, për ta thënë butë – e çmendur.
LEXO ME SHUME:

“Fitorja tronditëse na bën të pyesim jo vetëm se si humbi Argjentina nga skuadra e dytë më e lirë në Kupën e Botës, por se si sauditët i dhanë fund serisë së pamposhtur prej 36 ndeshjesh të ‘gauchosëve’ që zgjati tre vjet e gjysmë. Mbi të gjitha, Messi duket se është një promotor i Arabisë Saudite.LEXO ME SHUME:

Në maj të këtij viti, futbollisti më i mirë në planet nënshkroi një kontratë për të promovuar Arabinë Saudite. Marrëveshja është posaçërisht për investime shtetërore në turizëm, por nuk mund të mos theksohet se Arabia Saudite dëshiron të fitojë organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030”, thuhet në tekstin skandaloz të AS.Akoma më interesante është se në mesin e kandidatëve për organizimin e Botërorit në vitin 2030 është vendlindja e Messit, Argjentina, së bashku me Paraguajin, Kilin dhe Uruguain. /gazetasport

 

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *